Mbahet debati i deputetëve me qytetarë të Lipjanit
Prishtinë, 22 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019.
Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.
Takimi i radhës do të mbahet sot në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Lipjan.
Në këtë takim do të marrin pjesë deputetët: Naser Osmani - LDK, Glauk Konjufca - LVV, Ahmet Isufi - AAK, Besa Baftiu - PSD dhe Haxhi Shala - Nisma. ​