Mbahen zgjedhjet në Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveqan
Në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet shpërndarja e fletë-votimeve dhe materialit tjetër të ndjeshëm zgjedhor.
Shpërndarja e këtij materiali do të bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, duke u mbështetur në planifikimet që kemi bërë para fillimit të votimit bëhet edhe rregullimi final i vendvotimeve.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto katër komuna është 57 mijë e 983 votues, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Numri i përgjithshëm i komisionarëve apo anëtarëve të këshillave të vend-votimit që do të jenë të angazhuar në 87 vend-votime në këto katër komuna është rreth 670 komisionarë, ndërkaq numri i vëzhguesve të akredituar nga ana e KQZ-së dhe të cilët do të mund të përcjellin këtë votim është rreth 500 vëzhgues. K
ëta vëzhgues përfaqësojnë dy parti politike, dy misione ndërkombëtare, dy zyre ndërlidhëse, 12 ambasada, dy organizata jo-qeveritare ndërkombëtare, katër organizata jo-qeveritare vendore dhe 16 shtëpi mediale.
Në zgjedhjet në veri për kryetar të komunës garojnë kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri erdhën pas veprimit të kryetarëve në këto katër komuna, të cilët dhanë dorëheqje në shenjë proteste për veprimin e qeverisë së Kosovës-vënien e taksës 100% ndaj produkteve serbe.