Maxhuni emërohet Drejtor i Policisë së Kosovës
Prishtinë, 13 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot vendim të emërojë Shpend Maxhuni, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Në bazë të kompetencave të tij kushtetuese, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot vendim të emërojë Shpend Maxhuni, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Vendimi u mor në mbështetje të nenit 94.6 dhe 128.3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 37 të Ligjit nr. 03/L-035, për Policinë, dhe pas rekomandimit të kandidatëve për këtë post.
Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë bëhet për një periudhë tri vjeçare.