Maxhun Smajli në këmbë nga Gjermania në Kosovë
Prishtinë, 29 maj - Emigranti kosovar Maxhun Smajli është nisur 66 ditë më parë nga Gjermania drejt Kosovës, në një rrugëtim në këmbë, të quajtur \"Marshi i Mërgimtarit\".
Ish reporteri i luftës në Kosovë, Maxhun Smajli, thotë se marshimi i tij do të zgjasë 78 ditë, aq sa edhe zgjati ndërhyrja ajrore e NATOS kundër forcave ushtarake e policore serbe.
Ai thotë se e ka ndërmarrë marshimin e tij në shenjë mirënjohjeje ndaj Forcave të Natos, që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, si dhe në nderim të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Dje, Maxhun Smajli arriti në qytetin e Shkodrës, prej nga u nis drejt Kosovës, ku pritet të arrijë më 12 qershor.
/voa/