Matoshi: Sulmi i mbrëmshëm është për me pengu Gjykatën Speciale
Prishtinë, 5 gusht - Analisti politik, Halil Matoshi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se këto sulme po orkestrohen dhe bëhen nga segmente profesionale të ndërlidhura me shtetin ose që janë mekanizma paralel të sigurisë.
Sulmi ndaj nderteses se Kuvendit asht drejtue kunder paqes ne Kosove e per me e pengu Gjykaten Speciale!?\"
\"Sulme te tilla ne kohe te vdekur ne institucione publike mund te baj vetem ai qe ka informacione te sakta qe ne objekt nuk gjenden njerez, sepse kso sulmesh nuk bahen me qellim vrasjen individuale ose masive\", thekson Matoshi.
Këso sulmesh sipas tij orekstrohen dhe bahen nga segmente profesionale te nderlidhuna me shtetin ose qe jane mekanizma paralel te sigurise.
\"Me qellim te krijimit te pasigurise politike dhe publike ne vend si kercenim per paqen dhe lirine e vendit.\"
\"Qyshdoqofte dhe kushdo qe kryen sulme te tilla me rrezikshmeni te nalte per sigurine e pergjithshme ne shtet asht anmik i Kosoves.\"
\"Aktivizimi i Gjykates Speciale po afrohet e kjo i ka aktivizu kriminelat e veshun me pushtet. Ata duen me e damtu Republiken per me shpetu bythen e vet!\"
\"Dihet se kujt i konvenon perplasja civile qe kish me prodhue krime e kriminele te rinje, per me u harru krimet e vjetra per me u pengu, neglizhu e nashta me u pezullu krejt Gjykata Speciale ne nderkohe forcat legale te sigurise se vendit, te pafuqishme kqyrin seri!, thekson Matoshi.