20 Janar 2025

Matoshi: Presedani Pacolli rrëzon Thaçin

Prishtinë, 27 shkurt - Analisti Halil Matoshi thotë se nëse mbështetemi në aktgjykimin “Pacolli” të Gjykatës Kushtetuese, edhe zgjedhja e Hashim Thaçit ështënë kundërshtim me Kushtetutën.

Matoshi përmes një postimi në facebook, duke u thirrur në vendimin e Gjykatws Kushtetuese, në rastin e Behgjet Pacollit, thotë se kyetarit të Kuvendit do t\'i dalë punë të arsyetojë mungesën e deputetëve në Kuvend me rastin e votimit te Hashim Thaçit për president.

Lexojeni të plotë postimin e Matoshit:

\"Presedani Pacolli rrezon Thaçin!?
Nëse mbështetemi në aktgjykimin “Pacolli” të GJykaytës Kushtetuese HTH asht zgjedhë ilegalisht. Sepse sipas këtij nomosi të ri, Kryetari zgjedhet me 2/3-at e 120 deputetëve, të cilët oblogohen me qenë të parnishëm dhe me votue, pos atyne që kanë leje.

Tash Kadri Veseli duhet me u deklarue dhe me e dokumentue a u ka dhanë leje sepaku atyne pesë (5) deputetëve të LDK-së që munguan në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit me ç‘rast u zghjodh Kryetari I shtetit!?

Juristët e HTH kanë me e pasë shumë zheg këto ditë!

Pika 85 e aktgjykimin ne Rastin Pacolli thotë: Lidhur me këtë, GJykata vëren se lidhur me nurmin e votive që kërkohet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, neni 84.4 I Kushtetutës siguron se Presidenti I Republikës së Kosovës do të zgjidhet me dy të tretat (2/3-at) e “votave të te gjithë deputetëve” të Kuvendit, që do të thotë se të gjithë 120 deputetët duhet të votojnë minus ata deputetë të cilët kanë marrë leje nga Kryetari I Kuvendit, dhe kandidati I cili merr 80 ose më shumë vota (në raundin e parë dhe të dytë) do të zgjidhet. Vetëm nëse nuk arrihen dy të tretat e shumicës, mbahet raundi I tretë. Neni 27 I Ligjit për deputetë dhe neni 27.4 i Rregullores së pouëns së Kuvendit, përmban formulim identik të fjalëve: “dy të tretat (2/3) e votive të te gjithë deputetëve të Kuvendit”.

P.S.
Ku jane miqt e Gjykates Kushtetuese qe tash po heshtin?\" (sic.), ka shkruar Matoshi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)