20 Janar 2025

Masiviteti popullor do ta detyrojë Qeverinë aktuale të largohet

Prishtinë, 7 mars - Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka bërë me dije se opozita e bashkuar mbetet e palëkundur në realizimin e objektivave të saj.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se nuk do të ketë çarje të koalicionit VAN pasi, sipas tij, opozita është më unike se kurrë më parë.

Isufi është shprehur i bindur se masiviteti popullor do ta detyrojë Qeverinë aktuale të largohet.

Ai ka shtuar se protesta e 26 marsit do të jetë edhe më e fuqishme se protestat e kaluara, ndërsa ka treguar se opozita e bashkuar do ta bllokojë seancën e së enjtes derisa nuk ka normalitet në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)