Marty Lang: Zvicëra do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës
Prishtinë, 17 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.
Ambasadorja Lang ka përgëzuar kryeministrin për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Zvicrës për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me Qeverinë e Kosovës.
Kryeministri Mustafa potencoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të vazhdojë me bashkëpunimin e mirë me Zvicrën, njëra nga shtetet që fuqishëm ka mbështetur ndërtimin e qëndrueshmërisë institucionale dhe ekonomike të Kosovës.
Ndërkaq, ambasadorja zvicerane konfirmoi edhe një herë mbështetjen e pa rezervë të Zvicrës që sipas saj do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës.