Marsi, koha më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve
Prishtinë, 15 janar - Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini mendon se për të dalë nga kriza aktuale politike duhen të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Ai tha për Epokën e re se fillimi i muajit mars është koha më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhje .
Gjini ka shtuar se Qeveria Mustafa e ka humbur kredibilitetin për ta qeverisur shtetin.
Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ai ka thënë se koalicioni aktual PDK-LDK nuk do të jetë në gjendje ta zgjedhë presidentin.
Gjini ka thënë se do të ishte e udhës që Thaçi të mos kandidohet fare për president.
Nënkryetari i AAK-së ka bërë me dije se në vitin e ardhshëm do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës.