05 Maj 2024

Marschal: Pa ndëshkime nuk do të ketë zvogëlim të korrupsionit

Prishtinë, 9 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit,  u takua sot me  zëvendësdrejtorin gjeneral të “Transparency International”, Miklos Marschal, cili ishte i shoqëruar nga Ismet Kryeziu, drejtor i  KDI-së dhe Driton Selmanaj, menaxher i programit “Demokratizimi dhe Praktikat Parlamentare”.

Zëvendësdrejtori gjeneral i TI-së (Transparency International), Miklos Marschal, fillimisht falënderoi  kryekuvendarin Krasniqi  për pritjen e rezervuar, duke sqaruar më tej edhe qëllimin e vizitës së tij në Kosovë.

Ai tha se do të jetë pjesëmarrës në konferencën për financimin e partive politike, ndërsa foli edhe për çështjen e korrupsionit në Kosovë.

Me këtë rast ai tha se Kosova po përballet me problemin e korrupsionit dhe se ai është këtu për të ndihmuar vendin për luftimin e kësaj dukurie. “Parlamenti është institucioni i cili mbikëqyr punën e Qeverisë, andaj ne i kushtojmë shumë rëndësi bashkëpunimit me parlamentet”, theksoi Marschal.  

Kryekuvendari Krasniqi duke e falënderuar z. Marschal për vizitën, vlerësoi përkushtimin e  mysafirit kundër korrupsionit, ndërsa shtoi se lufta kundër korrupsionin nuk është e lehtë, veçanërisht në shtetet të cilat janë në tranzicion.

“Ne si Kuvend jemi përpjekur të krijojmë legjislacion që do të luftojë dhe do ta zvogëlojë këtë dukuri. Por, jemi në dijeni se është shumë më lehtë të krijohen ligje se sa të zbatohen ato”, tha kryekuvendari Krasniqi.

Duke përmendur miratimin e disa ligjeve në Kuvend, ai tha se janë krijuar edhe disa strategji për luftimin e korrupsionit, si dhe është formuar Agjensioni Kundër Korrupsionit.

“Ne si Parlament kemi bërë punë të mirë,  në bashkëpunim me ekspertët e huaj për krijimin dhe bërjen e ligjeve. Tani mbetet që të veprojmë dhe t’i zbatojmë këto, e kjo nuk është shumë e lehtë”, tha Krasniqi.  Megjithatë, ekziston një vullnet i mirë për të luftuar korrupsionin. Mendoj se sistemi i drejtësisë në vend është i pavarur, shtoi Krasniqi, duke përmendur edhe angazhimin e EULEX-it në këtë drejtim.

Krejtësisht në fund të takimit, kryekuvendari Krasniqi tha se pa ndëshkim të krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk do të ketë zvogëlim të kësaj dukurie.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)