Marrin shembuj nga Sofia
Prishtinë, 23 maj - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishin, si dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ardian Gashin, vizituan kryeqytetin e Bullgarisë, Sofjen.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Komunës së Prishtinës u prit nga Kryetarja e Komunës së Sofjes, Yodranka Fandakova, Nënkryetari për Arsim, Kulturë dhe Sport, Todor Chobanov, si dhe nga Guvernatori i Regjionit të Sofjes, Emil Kostov.
Çështjet kryesore që u diskutuan në këtë takim lidheshin me transportin publik, menaxhimin e mbeturinave si dhe trajtimin e qenve endacak.
Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Sofjes u zotuan për marrëveshje konkrete të bashkëpunimit, me çrast Komuna e Sofjes ka ofruar ndihmë pa rezervë për Komunën e Prishtinës për zgjidhjen e shumë problemeve nëpër të cilat ata tashmë kanë kaluar.