27 Prill 2024

Marrin rrogë nga buxheti i Kosovës dhe e kërcenojnë qeverinë

Prishtinë, 1 nëntor - Që nga përfundimi i luftës, serbët e veriut të Kosovës dhe vendbanimeve tjera nuk e paguajnë rrymën, ujin, mbeturinat, tatimin në pronë e as shërbimet tjera.

Të gjitha këto fatura të papaguara ua mbulon shteti duke i dëmtuar qytetarët e tjerë të Kosovës përmes fryerjes së faturave.

Disa qindra serbë, për vite të tëra marrin rroga të rregullta mujore, pa punuar edhe nje sekondë të vetëm.

Gjithashtu, për vite të tëra serbët nuk pranojnë t'i konvertojnë targat ilegale në targa që në mënyrë unike përdorin të gjithë qytetarët e Kosovës ndonëse qeveria ua ka krijuar të gjitha mundësitë duke i liruar nga të gjitha pagesat, nga të gjitha dënimet dhe duke iu dhënë kohë të mjaftueshme për t'i konvertuar targat ilegale dhe duke ua vazhduar kohën përtej afatit të paraparë.

Çështja e targave, në çdo shtet normal dhe ligjorë është çështje teknike ndërsa në Kosovë është shndërruar në çështje politike, me insistimin e ndërkombëtareve dhe Serbisë.

Së fundmi, SHBA dhe BE si dhe ambasadorët e QUINT- it kërkuan që ky afat të shtyhet edhe për 10- të muaj dhe të jetë i pakushtëzuar.

Kryeministri Kurti u përcaktua për një zgjidhje të ndërmjetme, zbatimi i të cilit zgjatë deri në muajin prill 2023 e që është i përshkallëzuar dhe i ndarë në faza që e bënë më të ndërlikuar zbatimin.

Ndërkombëtarët nuk janë të kënaqur me këtë vendim e që për KMDLNj është një nonsens i presionit ndaj palës, Kosovës që ka plotësisht të drejtë madje e ka detyrim kushtetues të zbatojë ligjin njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa diskriminuar askend në baza etnike dhe politike.

Qartazi, në rastin konkret qeveria ka dështuar në krijimin e kushteve të barabarta dhe jodiskriminuese për të gjithê qytetarët e saj.

Nëse qeveria e Kosovës ka shpërfillë kërkesat e SHBA dhe BE për shtterje të afatit për 10 muaj, atëherë që nga data 1 nëntir 2022 është dashur të zbatojë ligjin sikyr që e bënë në pjesët e tjera të Kosovës.

Duke mos e bërë këtë ka përligjur një precedent të rrezikshëm; shtyerje të vazhdueshme e që varet nga proceset politike për një çështje teknike, siç janë targat për automjete.

Qeveria e Kosovës është dashur të përkrahet për zbatim të ligjit e jo të kushtëzohet dhe shantazhohet nga ndërkombëtarët. Arsyetimi se kjo është bërë për të shmangur dhunën vetën inkurajon forcat rebeluese dhe politikanët që marrin rroga të rregullta nga Buxheti i Kosovës dhe i shërbejnë politikës destruktive dhe shoviniste të Serbisë.

Në këtë kontejst janë kërcënimet e Rakiqit, Simiqit, Mila Radojeviqit dhe politikanëve tjerë serbë se, posa të shqiptohet dënimi i parë, reagimi i serbëve do të jetë i menjëhershëm, mbase i dhunshëm përmes bllokimit të rrugëve dhe dhunës ndaj Policisë së Kosovës.

Radojeviq ka qenë drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Miteovicë, zminister për Punë të Brendshme dhe tash kryetar i Mitrovices së Veriut e që administrohet nga Lista Serbe dhe Beogradi.

Merreni me mend, ky farë fakiri ka përfituar aq shumë piste dhe të mira materiale në Rebubliken e Kosovës dhe tash haptasi kërcënon se, nëse shqiptohet dënimi i parë, për një vepër të dënueshme me ligj siç është mosregjistrimi i automjeteve,  përgjigja e serbëve fo të jetë e menjëhershme me të cilat ka plotësuar të gjitha kushtet që, për shkak të thirrjes për kundërshtim të zbatimit të ligjit dhe thirrjes për veprime të dhunshme, të hetohet dhe gjykohet në bazë të ligjeve në fuqi në Kosovë. 

Ose, sepse janë të sigurt se edhe gjobat eventuale do të paguhen nga taksat tona sikur që iu paguhet rryma, uji, tatimi në pronë, mbeturinat apo siç i marrin rrogat, pa punuar fare.

Edhe ndërkombëtarët duhet të mos lejojnë zbatimin e standardeve të dyfishta sikur në këtë rast.

Opozita duhet të jetë e prerë në përkrahje të qeverisë dhe insistuese që qeveria e Kosovës të zbatojë ligjet edhe në veriun e Kosovës, pa bërë asnjë dallim dhe kundër qasjes diskriminuese.

Kosova është para sfidave të mëdha ku të qenit pozitë apo opozitë e humbë kuptimit e përfitimit të çastit para një interesi të përgjithshëm nacional dhe shtetëror.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)