Marrëveshjet mund të rinegocohen
Prishtinë, 23 nëntor - Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i diplomacisë, Lisen Bashkurti ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi mund të rinegociohen.
Ai ka thënë se marrëveshjet e kontestuara janë në një situatë problematike, por nuk janë rrugë pa krye, shkruan Epoka e re.
Edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti mendon se të dyja marrëveshjet mund të rinegociohen në rast se Gjykata Kushtetutese konstaton parimet e saj nuk janë në përputhje me Kushtetutën.
Edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi ka vlerësuar se përderisa për këto marrëveshje pritet mendimi i institucioneve të Kosovës nuk ka nevojë të rinegociohen.