Marrëveshje me PDK-në, ose zgjedhje!
Prishtinë, 7 shtator - Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ngërçi politik në vend, mund të tejkalohet vetëm ndërmjet dy opsioneve.
Sipas analistit, Afrim Hoti, opsioni i parë do të ishte një marrëveshje në mes bllokut dhe PDK-së e cila sipas tij do të krijonte një stabilitet të nevojshëm, ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.
E analisti Driton Selmanaj konsideron se nëse nuk arrihet një marrëveshje në mes bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Partisë Demokratike të Kosovës, atëherë rrezikohet që të përsëritet 17 korriku.
Sipas Selmanajt, roli më i rëndësishëm do ti takonte presidentes, nëse e pranon si zgjedhje legale zgjedhjen e Isa Mustafes kryepralamentar, apo të propozojë një emër tjetër në krye të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje partive politike që të arrihet një marrëveshje, ndërkaq këto të fundit janë shprehur të vendosura që të mos bashkëqeverisin me PDK-në.(RTK)