Marrëveshja për lëvizje të lirë zbatohet kur të hiqen barrikadat
Prishtinë, 21 janar - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, priti në takim drejtorët politik të Forumit të Vishegradit, të kryesuar nga Pavel Fischer - Drejtor Politik në Ministrin e Jashtme Ceke, Peter Michalko - Drejtor Politik në Ministrin e Jashtme Sllovake, Peter Sztaray- Drejtor Politik në Ministrin e Jashtme të Hungarisë, si dhe Jaroslaë Bratkieëicz- Drejtor Politik në Ministrin e Jashtme të Polonisë.
Gjatë këtij takimi u fol për perspektivën euro-atlantike të Kosovës, dialogun teknik dhe rreth bashkëpunimit mes këtij forumi dhe Qeverisë se Kosovës.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri foli për rrugën e Kosovës drejt një shtetndërtimi demokratik dhe tha se Kosova po angazhohet për një frymë evropiane. Znj. Tahiri tha se prioritet e Kosovës në këtë vit janë të punojnë në fushën sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike.
Ajo ka përmend në veçanti angazhimet për integrimin e komunitetit serb në pjesën veriore të vendit në harmoni me Kushtetutën e vendit dhe Planin e Ahtisarit si dhe investimet socio-ekonomike që dot ë jenë në të mirë të qytetarëve dhe krijimit të mirëbesimit si vlerë e rëndësishme e shtetit të Kosovës. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri shtoi se në funksion të stabilitetit të rajonit është e rëndësishme të zbatohen politika të standardeve unike për minoritetet në të gjitha vendet e Ballkanit.
Ndërkaq, sa i përket dialogut znj.Tahiri tha se ky është një dialog teknik dhe se zbatimi i plotë i marrëveshjeve për lëvizjen e lirë dhe tregtinë e lirë mund të arrihet vetën me heqjen e barrikadave dhe strukturave paralele.
Ndërkaq të gjithë drejtoret e këtij forumi e përkrahen perspektiven e Kosovës dhe të gjithë Ballkanit në Bashkimit Evropian, ndërsa u quajt si një ditë e rëndësishme nisja e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ata thanë se forumi i Vishegradit mund të jetë një model për avancimin bashkëpunimit rajonal. Ndërkaq u theksua rëndësia e takimeve të rregullta më këtë forum në të mirë të Kosovës dhe të rajonit në emër të kombinimit të përvojave. Gjithashtu drejtoret politik në këtë forum përkrahen dialogun teknik dhe çmuan konstruktivitetin e palës kosovare dhe janë gati ta ndihmojnë këtë proces.
Ndërsa ata kanë vlerësuar edhe përparimet e shtetit të Kosovës që ka bërë në shumë fusha.
Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se ne i mirëpresim përvojat evropiane të këtyre shteteve meqë kanë kaluar rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se ne jemi në atë rrugë. Znj. Tahiri ka përsëritur se vizioni dhe rruga e Kosovës është e qartë, integrimin në BE, NATO dhe mekanizma tjerë relevant.