Marrëveshja për Asociacionin, shqetësuese
Prishtinë, 5 shkurt - Veprimtari i çështjes kombëtare, Ibrahim Kelmendi ka folur për situatën e fundit politike në vend, e cila ka ardhur si pasojë e dy marrëveshjeve që po i kundërshton opozita.
Ai ka thënë për Epokën e re se zgjedhjet e parakohshme nuk janë përgjigja konkrete kundër marrëveshjeve të kontestuara nga opozita.
Kelmendi ka thënë se marrëveshja për kufizimin me Malin e Zi, nuk do të duhej të ishte shqetësuese sa marrëveshja për bashkësinë e komunave me shumicë serbe.
Duke folur për zgjedhjen e presidentit të vendit, ai ka bërë me dije se zgjedhja e presidentit nuk varet fare nga opozita aktuale, meqë ajo nuk e ka numrin e duhur të deputetëve për ta pamundësuar zgjedhjen e Thaçit president.