17 Janar 2025

Marrëveshja bllokohet nga ligjet e kontestueshëm

Prishtinë, 4 gusht - Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka thënë se Serbia po e përdor si alibi situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, sa i takon ligjeve që duhet të miratohen për zbatimin e marrëveshjes.

Deri më tani në Kuvend janë përcjellë pesë ligje që burojnë nga Marrëveshja e Brukselit. Vetëm një ligj nuk është miratuar, ndërsa tre të tjerë po, por një grup deputetësh ka kontestuar kushtetueshmërinë e tyre.

Ka dështuar të hyjë në fuqi secili ligj i ri apo ndryshim ligjor i sponsorizuar deri tash nga Qeveria, e që derivon nga Marrëveshja Kosovë- Serbi, e mbërritur më 19 prill në Bruksel, shkruan Koha Ditore.

“Natyrisht se në çdo takim pas arritjes së marrëveshjes është kërkuar një informim për implementimin e saj dhe procesi i shpërbërjes së strukturave ilegale, dhe sidomos i integrimit në strukturat tona është vonuar me këtë justifikim”, ka thënë Kuçi.

“Është e vërtetë se këto çështje paraqesin mundësi për justifikim, për shtyerje të implementimit të marrëveshjes nga pala serbe. Por secili ka vërejtur përkushtimin tonë për ta respektuar marrëveshjen dhe të gjitha palët e dinë se ne jetojmë në një shtet demokratik ku duhet të respektohen procedurat ligjore e kushtetuese në secilin rast, e edhe kur kemi të bëjmë me marrëveshje”, shkruan sot më gjerësisht gazeta Koha Ditore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)