17 Janar 2025

Marrëdhëniet Kosovë - Britani do të fuqizohen edhe më tutje

Prishtinë, 24 korrik - Ministrja Çitaku priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cameron Cliff, në vizitën e parë pas dhënjes së dritës jeshile nga ana e Këshillit Evropian për fillimin e negociimit të Marrveshjes për Stabilizim Asociim (MSA).

Në cilësinë e vendit që do të filloj negociimin e MSA’së, Ambasadori Cliff informoi Ministren Çitaku për publikimin e raportit rishikimi i balancit të kompetencave të BE-se.

Ky raport i’u është dorëzuar të gjtha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, shtevete kandidate dhe shteteve që janë kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Poashtu u bisedua për çështjet më aktuale në vend si për zhvillimet e fundit, procesin e integrimit Evropian, si dhe për situatën e re të krijuar me fluksin e azilkërkuesve nga Kosova.

Në kontekstin e integrimit Evropian, u diskutua më në detaje për përgaditjet për fillimin e negociimit të Marrveshjes për Stabilizim Asociim (MSA), përmbushjes së pakos legjislative dhe çështjeve përcjellëse për liberalizimin e vizave, bashkëpunimin rajonal dhe përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore si kriter për avansim me integrimin Evropain.

Me këtë rast Minsitrja Çitaku potencoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për tu ballafaquar me përgjegjisitë në rritje si me avansimin me agjendën Evropiane, njëkohësisht me koordinim brenda institucioneve të Kosovës për parandalimin e migrimit ilegal dhe fluksit të azil kërkuesve nga Kosova drejt shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që ka shënuar rritje enorme muajve të fundit.

Nga ana e tijë Ambasadori Cliff, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën e sajë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, dhe se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të fuqizohen edhe më tutje.”

Ministrja Çitaku e falënderoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme të dhënë për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)