Markusz: Demarkacioni, i rëndësishëm për integrimin e Kosovës
Prishtinë, 3 maj - Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz rikonfirmon mbështetjen e vazhdueshme të Budapestit për Republikën e Kosovës në shumë pore të zhvillimit, përfshirë infrastrukturën, sportin, bujqësinë, demokratizimin dhe në arsimimin.
Markusz në intervistën dhënë për RTKLive tha se Hungaria ka dëshmuar mbështetje edhe politike për Kosovën, që nga dita e Pavarësisë duke e njohur Kosovën si shtet dhe duke e mbështetur atë si në aspektin politik edhe në atë zhvillimor.
Diplomati hungarez i akredituar në Kosovë foli edhe për idenë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar këtë si çështje vendore, ndërsa Marrëveshjen e demarkacionin e konsideron shumë të rëndësishme për vendin.
Ai gjithashtu u fokusua në ndërtimin e një stadiumi të ri kombëtarë, për të cilin tha se Sporti ka një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e kombit.