Maric uron Krishtlindjet Ortodokse
Prishtinë, 6 janar - Me rastin e festës më të lumtur krishtere, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric dërgoi urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve që i festojnë krishtlindjet sipas kalendarit Julijan:
Të gjithë besimtarëve u dërgoj urimet më të sinqerta me dëshirën që këtë festë më të rëndësishme krishtere ta kalojnë me më të afërmit, në paqe, dashuri dhe mirëqenie. Dashtë Zoti që festa e lindjes së Krishtit tju sjell respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe tolerancë.