MAPL u dërgon komunave udhëzimet për mbajtjen e seancave inauguruese
Prishtinë, 12 dhjetor - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), sot pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, me përjashtim të Kryetarit të Komunës së Parteshit, u ka dërguar në formë të shkruar të gjitha udhëzimet e nevojshme, për thirrjen, organizmin dhe mbajtjen e seancave inauguruese.
Me këto udhëzime të shkruara janë informuar Kryetarët aktual të Komunave, Kryesuesit aktual të Kuvende Komunale dhe Kryetarët e zgjedhur për herë të parë të Komunave.
Për opinionin e gjerë, udhëzimet në gjuhën shqipe, serbe, turke dhe angleze janë publikuar në faqen zyrtare elektronike të MAPL-së.
Ministria është në dispozicion të strukturave të vetëqeverisjes lokale për ti përkrahur dhe këshilluar në mënyrë që implementimi i rezultateve të zgjedhjeve të jetë i qetë dhe në pajtim me procedurat dhe afatet ligjore.