19 Janar 2025

MAPL publikon raportin e monitorimit të komunave për vitin 2015

Prishtinë, 28 prill - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), publikon sot Raportin e Monitorimit të Komunave për vitin 2015.

Raporti i Monitorimit të Komunave për vitin 2015 përmbledhë përparimet dhe sfidat e komunave gjatë realizimit të obligimeve ligjore, ofron rekomandime konkrete për përmirësimin e  punës së tyre, bëhen krahasime lidhur me performancën e komunave në kuadër të ushtrimit të përgjegjësive të caktuara, si  dhe  pasqyrohen rastet e shkeljeve ligjore gjatë procesit të nxjerrjes së akteve juridike të komunave.

Raporti është i ndarë në katër pjesë kryesore dhe  paraqet aktivitetet e kuvendeve të komunave; përmbushjen e detyrimeve nga komunat  për agjendën evropiane; respektimin  e të drejtave të njeriut në komuna dhe realizimi e buxheteve të komunave përfshirë opinionet e auditorit të përgjithshëm.

Në takim marrin pjesë Kryetarët e Komunave, Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave, përfaqësuesit e shoqërisë civile, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe mediave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)