MAPL publikon raportin e monitorimit të komunave
Prishtinë, 15 maj - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon ngjarjen vjetore të publikimit të Raportit të Funksionimit të Komunave për vitin 2016.
Në takim marrin pjesë Kryetarët e Komunave, Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave, përfaqësuesit e shoqërisë civile, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe mediave.
Raporti i monitorimit të komunave përfshinë të dhënat e përgjithshme të punës dhe aktiviteteve të organeve të komunave, për periudhën janar-dhjetor 2016 për 38 komuna të Republikës së Kosovës.