MAPL prezanton raportin e funksionit të Komunave për vitin 2013
Prishtinë, 7 maj - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal prezanton sot Raportin e Funksionimit të Komunave për vitin 2013. Prezantim i raportit bëhet me qëllim të përmbledhjes dhe diskutimit të veprimtarisë së komunave gjatë periudhës një vjeçare.
Raporti përshkruan funksionimin e kuvendeve të komunave dhe ekzekutivit të komunës, shkurtimisht paraqet rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe procesin e konstituimit të organeve komunale dhe analizon të dhënat e performancës dhe efikasitetit e ofrimit të shërbimeve komunale, planifikimin dhe mbledhjen e të hyrave, si dhe nivelin e shpenzimeve.
Raporti po ashtu shqyrton hapat e komunave që dalin nga Plani i Veprimit për Negociimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit, paraqet të dhënat për shpenzimet buxhetore të komunave, planifikimin e të hyrave dhe realizimin e tyre si dhe ofron opinionet e auditorit gjeneral për pasqyrat financiare të komunave dhe zbatimin e procedurave.