MAPL prezanton planet për vitin 2017 për vetëqeverisjen lokale
Prishtinë, 22 dhjetor - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon sot konferencën vjetore për vitin 2016, ku do të prezantohen të arriturat nga fusha e vetëqeverisjes lokale 2016, si dhe planet për vitin 2017.
Në konferencën vjetore do të marrin pjesë kryetarët e komunave, kryesuesit e kuvendeve të komunave, partnerët, përfaqësuesit e komunitetit të donatorëve, shoqëria civile dhe mediat.