MAPL prezanton aktivitetet dhe projektet e planifikuara për vitin 2018
Prishtinë, 21 dhjetor - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon konferencën vjetore për vitin 2017, me ç’rast do të prezantohen të arriturat nga fusha e vetëqeverisjes lokale 2017, si dhe aktivitetet dhe projektet e planifikuara për vitin 2018.
Në konferencën vjetore do të marrin pjesë kryetarët e komunave, kryesuesit e kuvendeve të komunave, partnerët, përfaqësuesit e komunitetit të donatorëve, shoqëria civile dhe mediat.