MAPL organizon Forumin Rajonal
Forumi i cili është një diskutimi dy-ditor do të fokusohet mbi koordinimin dhe harmonizimin rajonal në kontekstin e para-aderimit, si dhe shkëmbimin dhe transferimin e praktikave të mira të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, qëllimi i këtij Forumi Rajonal është të krijojë dhe të shkëmbejë njohuritë ndërmjet aktorëve që kontribuojnë në përmirësimin e procedurave dhe mjeteve për të arritur një nivel të lartë te cilësisë në zbatimin e programeve te Bashkëpunimit Ndërkufitar, përhapjen e qasjeve të qeverisjes së mirë në përputhje me objektivin e Bashkëpunimit Territorial Evropian (ETJ) dhe përgatitjen e palëve të interesuara për Politikën e Kohezionit të BE-së.
Fokusi i diskutimeve edhe analizës do jetë në menaxhimin dhe zbatimin e tetë programeve IPA BNK
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është në implementim e sipër të tri programeve të BNK-se; Kosovë-Maqedoni; Mali i zi-Kosovë; Shqipëri- Kosovë në partneritet me ministritë relevante të shteteve partnere.