MAPL nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Komunën e Vitisë
Prishtinë, 11 maj - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit, Rregullimi i kulmit të gjimnazit Kuvendi i Lezhës në Viti.
Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe kryetarit Haliti, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së, për financimin e projekteve me interes për qytetarët.