16 Janar 2025

MAPL nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me FODEM

Prishtinë, 14 prill - Në kuadër të financimit të projekteve për avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare Forumi për Zhvillim dhe Demokraci “FODEM”, Xhavit Mehmeti për financimin e projektit “Forcimi i mekanizmave konsultativ dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”.

Projekti ka për qëllim sensibilizimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike përmes konsultimeve, diskutimeve, debateve, iniciativave, propozimeve si dhe fuqizimit të trupave konsultativ siç janë: forumet, komitetet dhe komisionet.

Aktivitetet të cilat do të realizohen gjatë projektit  janë të fokusuara në organizimin e trajnimeve me temë “Roli dhe rëndësia e komiteteve konsultative në jetën publike”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)