17 Janar 2025

MAPL merr vlerësime pozitive në Raportin e Komisionit Evropian

Prishtinë, 10 nëntor - Në kapitullin për vetëqeverisjen lokale janë tri fushat kryesore që nënvizohet progresi i punës që ndërlidhet direkt me mandatin e MAPL-së: Integrimi i komunave veriore dhe avancimi i marrëdhënieve ndërmjet nivelit qendror dhe lokal të qeverisjes; ligjshmëria e komunave; dhe implementimi i agjendës evropiane.

Sipas raportit të progresit thuhet se \"Është bërë progres në qeverisjen lokale e veçanërisht në marrëdhëniet ndërmjet qeverisë Qendrore dhe Lokale, duke përfshirë edhe komunat e veriut me shumicë serbe.\"

\"Ka pasur përmirësim të mëtejshëm edhe sa i përket përputhshmërisë ligjore me ligjin për vetëqeverisjen lokale.\"

\"Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal  ka udhëhequr hartimin dhe implementimin e planeve komunale në lidhje me obligimet e lidhura me BE-në për 38 komuna”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)