MAPL mban takim me Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave
Prishtinë, 9 dhjetor - Sot në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizohet takimi i përbashkët me Kryesuesit aktual të Kuvendeve të Komunave.
Në takim do të diktohet lidhur me organizimin e mbledhjeve Inauguruese të Kuvendeve të Komunave pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Takimi fillon në 10:00 në Objektin e ri Qeveritar (ish Pallati i Shtypit Rilindja), Kati i 13, Salla e Mbledhjeve të MAPL-së Prishtinë.