16 Janar 2025

MAPL marrëveshje mirëkuptimi me “Progres Center - PC”

Prishtinë, 18 prill - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Progres Center - PC”, Adnan Hajra për financimin e projektit “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje” ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve që të bëhen pjesë e vendimmarrjes sa i përket politikave në nivel lokal.

Në fokus të realizimit të projekteve do të jenë: monitorimi e mbledhjeve të rregullta të kuvendeve të komunave, vetëdijesimi i qytetarëve për të qenë aktiv në vendimmarrje, si dhe përgatitja e fletushkave dhe raporteve që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve për vendimmarrje dhe format e qytetarisë aktive.

Projekti ka për qëllim përmirësimin e transparencës në vendimmarrje dhe informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre në vendimmarrje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)