MAPL kërkon shtyrjen e seancave inauguruese nga komunat e veriut
Prishtinë, 24 dhjetor - Në vazhdën e aktiviteteve të monitorimit të konstituimit të Asambleve të reja komunale të dala nga zgjedhjet e fundit lokale, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka konstatuar se komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq ende nuk kanë arritur që t'i plotësojnë kërkesat ligjore për organizim dhe mbajtjen e seancave inauguruese në mënyrë që të respektohet Marrëveshja e Brukselit dhe legjislacioni Kosovar.
Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, MAPL ka kërkuar nga komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq , shqyerjen e seancave inauguruese të planifikuara për datën 24 dhjetor 2013 në mënyrë që kjo kohë të shërbej për të përmirësuar përgatitjet për mbajtjen e seancave inauguruese në përputhje me Ligjet e Kosovës.