MAPL: Janë mbajtur seancat inauguruese në veri
Prishtinë, 12 janar - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka njoftuar se komunat Leposavic, Mitrovicë Veriore, Zvecan dhe Zubin Potok, mbrëmë në orët e vona kanë mbajtur seancat inauguruese që kanë dalur nga procesi zgjedhor sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka marr pjesë sipas detyrës zyrtare në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale në monitorimin e këtij procesi me zyrtarët përkatës që fizikisht kanë qenë prezentë në këto komuna ku seancat inauguruese janë mbajtur.
\"Tani MAPL është duke punuar në përgatitjen e raporteve të monitorimit dhe në pajtim me afatet ligjore do të informojë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të bëjmë të njohura për opinionin rezultatet e këtij procesi\", thueht në komunikatë e MAPL-së.