MAPL harton planin e monitorimit të mbledhjeve inauguruese
Prishtinë, 18 dhjetor - Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore në nivel lokal nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është angazhuar për të siguruar të gjitha parakushtet për mbajtjen e mbledhjeve inauguruese në Kuvendet e Komunave.
MAPL, konform mandatit të saj, ka ofruar sqarimet e nevojshme ligjore për të gjitha çështjet e parashtruara nga autoritetet lokale si dhe për obligimet e komunave pas certifikimit të rezultateve ligjore.
Kjo sipas MAPL është bërë me qëllim të evitimit të paqartësive të paraqitura dhe sigurimin e funksionalitetit të organeve komunale.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Kryetarët e zgjedhur të Komunave obligohen që brenda 15 ditëve nga data e certifikimit të rezultateve zgjedhore të thirrin mbledhjet inauguruese. MAPL deri më tani ka pranuar 29 ftesa nga kryetarët e Komunave për mbajtjen e mbledhjes inauguruese.
Mbledhja inauguruese ka mbetur të thirret edhe në 9 komuna: Graçanicë, Junik, Obiliq, Skenderaj, Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë Veriore, Zveqan, dhe Partesh.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka hartuar planin e monitorimit të mbledhjeve inauguruese të këtyre komunave që kanë caktuar, si dhe është e gatshme ti përgjigjet të gjitha kërkesave që pranohen nga komunat lidhur me funksionalizimin e këtyre organeve