MAP i jep KQZ-se në shfrytëzim të përkohshëm zyra
Prishtinë, 22 tetor - Ministria e Administratës Publike , gjegjësisht Departamenti i Standardeve, Politikave të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave (DSPIMN), në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive qe ka , sot ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Komisionin Qendror Zgjedhor ( KQZ).
Me këtë Memorandum KQZ-së i jepen në shfrytëzim të përkohshëm zyra dhe salla të Institutit të Kosovës për Administratë Publike ( IKAP), i cili funksionon në kuadër të MAP-it, për të plotësuar nevojat e këtij institucioni për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në shfrytëzim të përkohshëm për nevojat e procesit zgjedhor IKAP-i i jep KQZ-së zyrat P-7,8,9 dhe 11, B-3,4 dhe sallat PS-1, PS-2 dhe PS-3. Ky Memorandum përcakton kushtet dhe mënyrën e shfrytëzimit të këtyre sallave dhe zyrave deri në certifikimin e zgjedhjeve që do të mbahen.