Manifestimi qendror i festës së Bajramit, në xhaminë Sulltan Mehmet- Fatih
Prishtinë, 24 tetor - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës nëpërmjet një komunikate njofton opinionin e gjerë dhe besimtarët se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet më 26 tetor 2012, në xhaminë Sulltan Mehmet- Fatih (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 5:33, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste që do ta mbaj Ahmet ef. Sadriu.
Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 7:41, të cilit do ti prijë, kryeimami Sabri ef. Bajgora, ndërkaq Hytben e Kurban- Bajramit do ta mbaj Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 26 tetor 2012, Myftiu i Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9 -12.(