19 Janar 2025

Mandela do të mbetet inspirim në kërkim të lirisë dhe paqes

Prishtinë, 6 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ngushëlloi qytetarët e Afrikës Jugore dhe liderët botërorë për humbjen e ish-Presidentit Nelson Mandela.

Në telegramin e ngushëllimit të presidentes thuhet:

Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-Presidentit të Afrikës së Jugut, nobelistit të paqes dhe promovuesit të të drejtave të njeriut, Nelson Mandela.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të përzemërta për njeriun që njohu shumë vuajtje, por që gjeti guximin dhe kurajën që atë përjetim ta shndërrojë në forcë për të reformuar vendin e tij dhe për të udhëhequr njerëzit e tij drejt pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore.

Për gjenerata të tëra, përreth gjithë botës, Mandela u shndërrua në simbol të rezistencës paqësore dhe paqes. Për popullin e Kosovës, që njohu vuajtje të ngjashme, ai përherë do të mbetet inspirim në kërkim të lirisë dhe paqes, demokracisë dhe pajtimit.


Edhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi Thaçi ngushëllon popullin jugafrikan, me rastin e vdekjes së ish-presidentit Nelson Mandela.  

Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit thuhet:  

Ish-presidenti Nelson Mandela një jetë të tërë e kuptimësoi në shërbim të arritjes së lirisë së vendit të tij.

Nelson Mandela u bë simbol universal dhe vlerë mbarëplanetare e kuptimit human të lirisë dhe përkushtimit konkret për këtë ideal sublim të njerëzimit.

Nelson Mandela ishte personaliteti me integritetin më të fortë moral, duke dëshmuar se individi sintetizon fuqinë e historisë njerëzore, si përpjekje për emancipim, liri të plotë, barazi dhe drejtësi universal, pa dallim vendi, race dhe kulture.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)