20 Janar 2025

Mandatari i dytë rrezikon presidenten

Prishtinë, 3 korrik - Mësimdhënës të Juridikut kanë vlerësuar të mërkurën se presidentja Atifete Jahjaga mund të gjendet në “shkelje kushtetuese” në rast se ajo dy herë radhazi nuk arrin të caktojë një mandatar që do të sigurojë mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvend për ta formuar Qeverinë.

Por, në Kabinetin e kreut të shtetit kanë thënë se veprimet do të jenë konform udhëzimeve të Gjykatës Kushtetuese.
 
Profesori Riza Smaka ka thënë se presidentja duhet të tregohet e kujdesshme në rast se mandatari i parë dështon ta bëjë qeverinë.

Fisnik Korenica nga Grupi për studime politike dhe juridike ka pohuar se ky interpretim i gjykatës duhet parë nga presidentja si obligim për të ndërmarrë veprime që gjithsesi do të shmangnin zgjedhjet, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, Jahjaga është e detyruar që të garantojë që personi që e propozon në procedurën e dytë të jetë një formator që ka një mbështetje të mjaftueshme parlamentare për të formuar Qeverinë në Kuvend.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)