19 Janar 2025

Manaj, zgjedhet kryetar i Këshillit për Shërbimin Civil

Prishtinë, 21 qershor - Në mbledhjen e rregullt, Këshilli me votim unanim, e ka zgjedhur, Shkëmb Manaj, Kryetar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës, të cilën detyrë do të filloj ta ushtroj nga data 1 korrik 2016.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës është institucion i pavarur kushtetues i Republikës së Kosovës, i cili siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil. Për punën e vet, Këshilli i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Këshillit, z.Manaj i falënderoj anëtarët e Këshillit për besimin e dhënë dhe i siguroj ata, që Këshilli do t\'i kryej funksionet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e shërbimit civil të Republikës se Kosovës.

Po ashtu, z.Manaj dhe të gjithë anëtaret e Këshillit, me rastin e përfundimit të mandatit, e falënderuan z.Aliaj për punën e deritanishme në krye të Këshillit, duke theksuar se puna e tij e palodhshme dhe angazhimi serioz, ka bërë që të avancohet roli i Këshillit si institucion i pavarur kushtetues, dhe që të marr dimensionin e tij që i takon në kuadër të institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës.

Këshilli i garanton të gjithë nëpunësit civil, të gjithë kandidatët për pranim në shërbimin civil si dhe të gjitha institucionet që kanë të punësuar nëpunës civil, që të vazhdojnë të besojnë në punën e Këshillit, sepse çdo vendimmarrje do të jetë transparente, e bazuar në procedurë dhe në legjislacionin në fuqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)