Maloku: Qeverisë të heqë dorë nga riprocedimi i demarkacionit
Prishtinë, 14 shtator - Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku ka vlerësuar se rruga e vetme e zgjidhjes së problemit të demarkacionit me Malin e Zi mbetet Gjykata e Arbitrazhit.
Maloku në një intervistë dhënë për Epokën e re i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës të heqë dorë nga riprocedimi i kësaj çështjeje në Kuvend, të shkarkojë Komisionin shtetëror për demarkacion dhe ti nisë bisedimet me Qeverinë malazeze për dërgimin e kësaj çështje në arbitrazh.
Vetëm në këtë mënyrë sipas tij, do tu shmangemi edhe përplasjeve pozitë-opozitë.
Maloku ka thënë nëse Marrëveshja për demarkacionin kalon si e tillë, atëherë kufiri me Malin e Zi do të jetë kufi i konfliktit jo vetëm për këtë gjeneratë, por edhe për gjeneratat e tjera në të ardhmen.