22 Janar 2025

Maloku: Presidentja e zarfit s’ka nevojë të vizitojë Beogradin!

Prishtinë, 6 tetor - Profesori i UP-së, Fadil Maloku, ka deklaruar se ftesa për Presidenten (E ZARFIT) për ta vizituar Beogradin, është në fakt një djallëzi e re serbe që mund të prodhojë.

Maloku në profilin e tij social facebook

1.Një RIKOKETIM me SHBA-t për kinse interesimin e shteti Serb për një fqinjësi të mire në rajonin e Ballkanit, në mënyrë që t’i rritë kreditë për anëtarësim në BE-e. Pra, thënë më thjesht një blanko favor për Serbinë, e cila edhe ashtu është në pressing të brendshëm social (ka problem madhore me krimin dhe korrupsionin shtetërorë!), ekonomik (është buzë një kolapsimi, bankroti e bunti !)dhe sish politik(shkaku I “kapjes” së shtetit nga ish radikalët e çetnikut Voisllav Sheshe!) dhe si e tillë I nevojitet një demonstrim provizor medial për kinse fillimin e ndryshimit të kursit.

2. Një RIKONSOLIDIM të ambicjeve dhe apetetiteve megalomane serbe për ripushtimin edhe de jure të tregjeve të ish Jugoslllavisë (tashmë: Ballkanit Perëndimor/me minues Slloveninë dhe Kroacine e plus Shqipërinë/, ku ajo ishte një lloj busolle për zhvillimet dhe proceset e rajonit.

3. Një RIPRETENDIM për ta joshur shtetin e Kosoves(enda pa e njohur as shtetësinë e as sovranitetin e saj!!) t’u hyj aventurave të një integrimi (lexo: Ballkanie e re!!) të ri (për hirë të kinse një: qetësie dhe sigurie rajonale!), ku ajo gjithënjë do printe në proceset e reja globalizuese që qendrat e vendosjes I favorizojnë dhe I stimulojnë përmes agjendave të tyre edhe në Europë e edhe në Amerikë.

Midis shumë shkaqeve tjera, se pse ajo s’ka nevojë të vizitojë Beogradin është edhe ai domethënësi: Takimi është i paraparë për KRYEMINISTRA (që në fakt Serbia e ka të saktë informaten për lëmshin që është duke ndodhur tek ne lidhur me vështërësitë për konstituimin e qeverisë së re!) e jo për PRESIDENT (aq më tepër Presidente qe s’e ka zgjedhur populli i Kosoves!)!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)