Maloku: Po vjen koha e qytetarisë aktive

Prishtinë, 21 janar - Profesori i Sociologjisë, Fadil Maloku ka deklaruar se edhe pse pak me vonesë, në Kosovë është duke ardhur koha e qytetarisë aktive.
Ai ka thënë se protestat do të bëhen përditshmëri në vendin tonë.
Protestat kam thënë se do të bëhen përditshmëri, edhe për faktin se pritjet e qytetarëve po shihet sheshazi se janë në shpërpushje me realizimin e premtimeve të qytetarëve, është shprehur Maloku për Epokën e re.
Sipas tij, Kosovën nuk e destabilizojnë protestat paqësore, por krimi i organizuar, korrupsioni, papunësia, varfëria, migrimi pa kontroll, skandalet dhe mosmenaxhimi adekuat i institucioneve publike.
Ai ka kërkuar nga institucionet e vendit urgjentisht të hartojnë plane afatshkurtra sociale dhe të përkujdesen që gjiganti Trepça të mos privatizohet dhe të mos ndahet me Serbinë.