23 Janar 2025

Maloku: Ministria për veteranët, e panevojshme

Prishtinë, 20 prill - Njohësi i çështjeve ushtarake, Naim Maloku nuk e sheh të arsyeshme të themelohet një ministri e veçantë për vlerat e luftës, ashti siç ka propozuar deputeti i PDK-së, Agim Çeku.

Maloku ka thënë se disa shtete kanë një ministri të tillë, por mendon se Kosova ka aq shumë ministri saqë nuk e ka luksin të ketë shpenzime shtesë nga buxheti, shkruan ‘Epoka e re’.

Ndërkaq, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi thotë se është i mirëseardhur një ministri për veteranët, por, sipas tij, propozimi i Çekut nuk ka të bëjë me shqetësimin për veteranët, por për blerje të kohës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)