Maloku: Interesi i shtetit rimartoi PDK-në e LDK-në
Prishtinë, 2 dhjetor - Njohësi i çështjeve politike, Fadil Maloku, ka thënë se interesi për shtetin ka realizuar martesën e PDK-së me LDK-në.
Por, sipas tij, kjo rimartesë do ti dëmtojë të dyja partitë në të ardhmen.
Maloku ka thënë se nga rrafshi social e ekonomik koalicioni PDK-LDK jep shpresa për përmirësim të gjendjes, kurse nga prizmi politik ky koalicion do ti përpijë koncesionet e Brukselit.
Ndërkohë, sa i përket rolit të opozitës, Maloku ka thënë se partitë opozitare tani e tutje, përveç petkut të nacionalizmit, duhet tu kthehen edhe problemeve reale. /epoka e re/