Maloku: Bllokada politike do ta ndihmojë fuqizimin e AKR-së

Prishtinë, 8 shkurt - Anëtari i Kryesisë së Alenacës Kosova e Re, Naim Maloku mendon se bllokadat politike që u krijuan pas zgjedhjeve të fundit parlamentare do ta ndihmojnë fuqizimin e AKR-së.
Ai për \'Epokën e re\' tha se po të ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës subjekti politik i Behgjet Pacollit nuk do të ndodhnin këto kriza politike.
Maloku është shprehur i bindur se nëse zgjedhjet e përgjithshme mbahen tani, AKR nuk do ta ketë problem kalimin e pragut zgjedhor.