Maloku: AAK në koalicion me PDK-në
Prishtinë, 15 janar - Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Naim Maloku është përgjigjur pozitivisht një koalicioni të mundshëm pas zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës (PKD).
Deklarimi i tij i hapur pozitiv, vjen për gazetën Express kur shumica e krerëve të kësaj partie kanë mohuar një koalicion të tillë, por duke shmangur përgjegjësinë tek lideri i tyre, Ramush Haradinaj, si vendim përfundimtar.
Unë i them Po koalicionit me PDKnë. AAK, në cilindo variant, duhet të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Ne duhet të marrim përgjegjësinë për nxjerrjen e vendit nga situata aktuale. Së pari duhet ta rregullojmë sistemin zgjedhor. Kështu nuk mund të shkohet më, theksoi nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku.
Sipas tij, nuk ka qëndrim zyrtar për koalicionet në partinë e tyre, mirëpo ai theksoi se ky vendim do të merret menjëherë pas çertifikimit të zgjedhjeve.
Ne presim certifikimin e mandateve se si do të del AAKja, por edhe tjetra është se ne nuk kemi marrë ofertë edhe përderisa ne nuk marrim ofertë, nuk mund të marrim ndonjë qëndrim. Por, unë po ju them se do të jam njëri prej atyre që, nëse do të merret oferta të shqyrtohet në Kryesi, në Këshill Drejtues. Pra, me reflektu në bazë të përgjegjësisë që e merr AAKja dhe përgjegjësisë që duhet me e pasur subjekti jonë politik ndaj procesit që ka ndodhur në Kosovë ndaj vetë kësaj gjendjeje që kemi rënë, të gjithë jemi pjesë e asaj, theksoi Maloku.