Maloku: 100 deputetët shqiptarë po faktorizojnë listen Srpska
Prishtinë, 21 korrik - Politikani Naim Maloku nuk po arrin të kuptojë pse partitë politike shqiptare mbajnë inate mes vete, kur është në pyetje formimi i institucioneve shtetërore të vendit dhe po kërkojnë ndihmë nga Lista Srbska, si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, po ashtu edhe për formimin e Qeverisë.
Ai për këtë ngërç politik i ka fajësuar 100 deputetët shqiptarë, nga të cilët ka kërkuar që tu japin sqarim votuesve pse nuk po arrijnë të jenë unik në formimin e qeverisë dhe institucioneve.
Të gjithë deputetet shqiptarë janë fajtorë, se si mundet lista Srbska të jetë përcaktuese e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe e formimit të Qeverisë, nuk e di, ka thënë Maloku për Epokën e Re.