Maliqi: Preferoj qeveri teknike me mandat një vit e gjysmë
Prishtinë, 19 nëntor - Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se preferon që Kosova të ketë një qeveri teknike me mandat një vit e gjysmë.
Kjo qeveri, sipas Maliqit, do të duhej të udhëhiqej nga një kryeministër konsensual.
Ndërkaq, duke iu referuar zhvillimeve të fundit brenda LDK-së dhe AAK-së për postin e kryeministrit, Maliqi ka thënë se partitë e bllokut qysh nga 10 qershori kanë pasur qasje të gabuar, edhe për faktin se e kanë injoruar PDK-në.
PDK-ja nuk ka mund të injorohet as në fillim, as në mes e as në fund, sepse ka besimin më të madh politik, është shprehur Maliqi.
/epoka e re/