Maliqi: Nuk besoj se opozita do të mbetet unike
Edhe nëse opozita e konteston zgjedhjen e Thaçit, sipas Maliqit, Gjykata Kushtetuese nuk do të ketë mjaft argumente që për herë të tretë ta shkarkojë Presidentin.
Ai ka vlerësuar se Thaçi do ta forcojë postin e Presidentit nëse punon në interes të përgjithshëm.
Kurse sa i përket opozitës, ai ka thënë se nuk do të mund të vazhdojnë e bashkuar edhe për një kohë të gjatë. Sipas Maliqit, koalicioni VV, AAK dhe Nisma do të ketë çarje.
Nuk besoj se opozita do të mbetet unike dhe e vendosur, tha Maliqi.